Italia dhe Spanja dalin nga izolimi | Lajme-News

2020-05-13 0

Ishte i pari vend që urdhëroi bllokimin mbarëkombëtar, por sot, pas më shumë se dy muaj karantinë, italianët janë lejuar të dalin nga shtëpitë dhe të nisin disa aktivitete. Sipas vendimit të autoriteteve, ata do të mund të lëvizin lirshëm brenda rajonit të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shkojnë në parqe të hapura dhe të marrin shërbim në shtëpi nga restorantet. Katër milionë e gjysmë njerëz janë kthyer në punë, teksa është hapur edhe transporti publik, por nën masa të ashpra sigurie.

Pasagjerët në trena, metro dhe autobusë duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe të respektojnë distancën, duke shmangur mbipopullimin. Për ekspertët kjo do të jetë një provë e madhe, kurse kryeministri Conte shprehet se tashmë gjithçka është në dorën dhe përgjegjësinë e qytetarëve. Në qytete të mëdha si Romë apo Milano, sot ka pasur një trafik të shtuar, njëkohësisht edhe shtim të patrullave të policisë për të monitoruar situatën.

Por Italia nuk është i vetmi vend që ka lehtësuar masat shtrënguese.

Në Spanjë, në stacionet e transportit publik u shpërndanë maska mbrojtëse për të gjithë pasagjerët, teksa vendi nisin panin me katër faza të hapjes për të çuar vendin në një liri të plotë deri në fund të Qershorit. Në fazën e parë që nisi sot është lejuar hapja e bizneseve të vogla, siç janë sallonet e bukurive dhe libraritë, kurse në restorante të cilat deri tani kanë ushtruar vetëm shërbimin taksi, klientët mund të shkojnë të tërheqin personalisht porositë e tyre. Sot janë hapur gjithashtu plazhet në disa ishuj në Spanjë, të cilat në 28 ditët e fundit nuk kanë shënuar asnjë rast me Covid.

Plazhet janë hapur edhe në Greqi, pas 5 javësh izolim. Është lejuar gjithashtu hapja e kafeve, bareve, restoranteve dhe parukerive, teksa njerëzit janë të lirë të lëvizin brenda prefekturave të tyre. Këto masa janë paraprake dhe gjithçka varet nga ecuria e planit të rihapjes, por më 18 Maj autoritetet kanë planifikuar lëvizjen e lire në kontinent. Në praktikë kjo do të thotë që grekët do të jenë të lirë të udhëtojnë ku të duan. Franca ka planifikuar lehtësimin e masave javën e ardhshme më 11 Maj.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/